Mbërrijnë 2 zarfa të zinj në “BBVA5”, pse u anulua televotimi!

0

Anulohet televotimi për 10 banorët në nominim.

Në një njoftim zyrtar, nga Vëllai i Madh, bëhet me dije se dy zarfe të zinj kanë mbërritur në shtëpinë më të ndjekur në vend.

Në njoftim theksohet se Vëllai i Madh ka marrë masa, të cilat do të zbulohen në spektaklin e sotëm.

Deri më tani nuk dihen arsyet e zarfeve të zinj.

Banorët në televotim janë: Angelo, Artani, Keijsi, Juela, Greta, Krusita, Rogerti, Mal, Miri dhe Mateo.

Nga ana e produksionit të këtij reality show, deri më tani nuk ka pasur një sqarim për dy zarfat e zinj, megjithatë aludimet në rrjet janë se ky vendim është marrë si pasojë e përplasjeve të ashpra mes banorëve.

Nga njëra anë, Ina dhe Keijsi u përfshinë në një debat të ashpër me Stenaldon, duke agravuar deri në ofendime personale.

Ina e cilësoi Stenaldon si një maniak që shikon të gjitha femrat e shtëpisë.

Mirëpo kjo dejklaratë ka bërë bujë në rrjet, pasi siç e dimë Stenaldo është një person i verbër. Ndërsa Keijsi e ka provokuar Stenaldon duke i thënë se ai ndjen për çdo banore të “BBVA5”

Nga ana tjetër debate dhe një gjuhë komunikimi që është cilësuar si denigruese, ka patur dhe Rogerti ndaj Malit. Një situatë për të cilën familjarët e Malit kanë reaguar menjëherë në rrjet duke kërkuar nga produksioni marrjen e masave për Rogertin.

Mirëpo deri më tani nuk është zbuluar asnjë detaj që të mund të lidhet me anulimin e televotimit.

Sakaq, kujtojmë se banorët që kanë qenë në televotim janë: Angelo, Artan, Keijsi, Juela, Greta, krusita, Mali, Rogert, Miri dhe Mateo.