‘Finalissima’ do të luhet në Bernabéu

0

SPANJE – Vendi i “Finalissmës” do të ndryshojë, ndeshja tani do të luhet në Madrid, në pritje të finalizimit të disa detajeve midis palëve.

Sipas Cadena COPE, ndeshja midis Spanjës dhe Argjentinës është zhvendosur në Evropë për shkak të pamundësisë së zhvillimit të saj në Doha, siç ishte planifikuar fillimisht, për shkak të konfliktit të vazhdueshëm në Lindjen e Mesme me Iranin. Ndeshja fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej në stadiumin Losail të premten, më 27 mars, në orën 20:00.

Fillimisht, Argjentina nuk donte të luante në Spanjë, pasi La Roja do të ishte skuadra vendase, por shumë nga stadiumet kryesore ishin të rezervuara për ndeshje ndërkombëtare atë fundjavë.

Në fund, ata zgjodhën një vend si Santiago Bernabéu, ku skuadra kombëtare do të luajë një ndeshje për herë të parë në dy vjet. Ndeshja e tyre e fundit atje ishte kundër Brazilit në mars të vitit 2024, e cila përfundoi në barazim 3-3.