E rëndë në Greqi, 3-vjeçari gëlltit briskun e rrojes! I nënshtrohet me urgjencë operacionit

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Athinë, ku një fëmijë 3-vjeçar është dërguar me urgjencë në spitalin pediatrik pasi kishte gëlltitur një brisk rroje.

Sipas raportimeve të mediave greke, vogëlushi iu nënshtrua menjëherë ekzaminimeve mjekësore, ku përmes grafisë u konfirmua prania e briskut në stomak.

Mjekët arritën të përcaktojnë vendndodhjen e briskut dhe planifikuan ndërhyrjen e nevojshme.

Kirurgët realizuan operacionin me sukses, duke e hequr briskun pa shkaktuar komplikacione.

Fatmirësisht, ndërhyrja përfundoi me sukses dhe fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën, në gjendje të mirë shëndetësore.