Aksident i rëndë, humb jetën një person

0

Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar në Kukës, në afërsi të aeroportit.

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 13:30, në aksin rrugor Bicaj–Kukës, shtetasi F.B., 56 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur këmbësorin I.H., 64 vjeç, banues në Bicaj.

Si pasojë e përplasjes, 64-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.