Deputeti i Partia Demokratike e Shqipërisë, Ervin Salianji, ka zhvilluar një takim me mbështetës në Kukës, ku ka komentuar situatën brenda forcës politike dhe qëndrimin e tij të fundit.
Gjatë fjalës së tij, Salianji theksoi se nisma e tij nuk synon përçarje, por krijimin e një vlere të shtuar për Partinë Demokratike, në përputhje me statutin dhe funksionimin e fraksioneve brenda saj.
Ai u ndal edhe te pakënaqësitë e akumuluara ndër vite nga anëtarët e partisë, duke përmendur mungesën e përfaqësimit të drejtë dhe nevojën për respektimin e të drejtave të çdo demokrati.
“Nuk duam të krijojmë përçarje, por një vlerë të shtuar për PD. Secili prej nesh ka pasur arsye për të qenë i pakënaqur, përfshirë edhe mungesën e përfaqësimit të drejtë. Kemi diskutuar për të drejtat e çdo demokrati. Kam bërë zgjedhjen e duhur që po ndahem nga ‘balta’ e këtyre 36 viteve, edhe pse kjo ka kosto,” u shpreh ai.
Deklaratat e tij vijnë në një klimë tensionesh të brendshme në Partinë Demokratike, lidhur me drejtimin dhe të ardhmen politike të saj.





