Peshëngritësja shqiptare me origjinë nga Elbasani, Enkileda Carja, ka mbyllur garën në Kampionatin Europian në Batumi të Gjeorgjisë me një paraqitje të jashtëzakonshme, duke siguruar rezultate historike për sportin shqiptar.
Carja shkëlqeu në stilin e shkëputjes, ku realizoi 103 kilogramë, duke thyer rekordin europian për të rinj në këtë disiplinë. Ajo vijoi dominimin edhe në shtytje, ku ngriti 123 kilogramë.
Me këtë performancë, sportistja shqiptare theu dy rekorde europiane: një në shkëputje dhe një tjetër në totalin e dygarëshit, duke konfirmuar formën e saj të lartë dhe nivelin elitar në arenën ndërkombëtare.
Ky rezultat përbën një sukses të rëndësishëm për peshëngritjen shqiptare, duke e vendosur Enkileda Carjan mes emrave më premtues të këtij sporti në Europë.









