Zgjedhja e presidentit të Kosovës/ Opozita bojkoton seancën, Haxhiu: Mungesa e opozitës shtyn vendin drejt një krize të panevojshme

0

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se mungesa e opozitës në seancën për çështjen e presidentit, prodhon pasoja.

KOSOVË-Në Kuvendin e Kosovës ka nisur seanca e jashtëzakonshme për diskutimin për çështjen e presidentit. Në seancë nuk janë të pranishëm deputetë të partive opozitare. Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se mungesa e opozitës në seancën për çështjen e presidentit, prodhon pasoja.

Ajo tha se e bllokon një procedurë kushtetuese dhe e shtyn vendin drejt një krize të panevojshme. Ajo tha se pas seancës së 5 marsit që u ndërpre në mungesë kuorumi iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, duke shtuar se Gjykata tha se për pjesëmarrjen e deputetëve në seanca vetëm se ka vendosur paraprakisht.

“Përgjigja ishte e qartë, kjo çështje është vendosur njëherë. Nuk ka hapësirë për shmangie nga ky detyrim. Deputetët janë të obliguar që të jenë të pranishëm dhe të votojnë, përveç kur kanë marrë leje paraprake”, theksoi ajo.

Ajo tha se nuk pretendon t’ua ndryshojë qëndrimin partive opozitare, por sipas saj, qytetarët presin që deputetët të marrin pjesë në procesin për zgjedhjen e presidentit.