Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, kamioni del nga rruga dhe përfundon mbi kodër (VIDEO)

0

Një aksident rrugor është shënuar këtë të premte në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, në afërsi të fshatit Senicë. Ku bazuar në informacionet paraprake, një kamion transporti mallrash ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kodër anësore.

Për pasojë i plagosur ka mbetur shoferi i mjetit, i clili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë.

Teksa janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.