Tjetër aksident me vdekje në Durrës. Humb jetën drejtuesi i motomjetit

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Kepit të Rodonit në Durrës.

Një person që po lëvizte me një motomjet me katër goma është rrëzuar gjatë lëvizjes dhe ka humbur jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Trupi i viktimës është transportuar për ekspertizë mjeko-ligjore.