”Duan të më vrasin”/ Trondit ‘Cllevio’:Jetoj në bunker dhe lëviz me blind

0

TIRANË- Klevio Ahmeti i njohur më gjerë si, Cllevio Serbiano, ka deklaruar se kërkojnë ta vrasin. Në një intervistë te Grida Duma Podcast, Ahmeti ka hapur çështjen e kërcënimeve që i kanosen dhe jetës së tij në izolim.

Cllevio theksoi se liria e tij është kufizuar maksimalisht për shkak të personave që duan ta eliminojnë.​

“Jam futur në bunker. Duan të më vrasin, ndaj lëviz me makinë të blinduar. Jemi të dy në një duel, ngecëm! Ai do të më falë, por ka hallin e turmës. Nuk e kam problem edhe nëse vdes! Muzika ime do të mbahet mend gjatë”, tha ai, duke e cilësuar krijimtarinë e tij si të pavdekshme.