Karakaçi: Javën e ardhshme miratohet paketa mbështetëse për transportin publik

0

TIRANË- Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi ka deklaruar se javën e ardhshme do të miratohet paketa mbështetese për transportin publik. Në interperlancën e kërkuar nga një grup deputetësh në lidhje me çmimin e naftës në vend, Karakaçi u shpreh se masat e marra për krizën aktuale janë shumëplanëshe.

Po ashtu, Karakaçi deklaroi se është ngritur grup pune për kontrollin e rezervave të hidrokarbureve, për të cilat tha se janë në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“Kemi një përvojë të mirë në përballimin e situatave, që do ta përdorim për t’ia dalë mbanë dhe kësaj krize. Masat e marra janë shumëplanëshe. Është në proces miratimi paketa mbështetëse për transportin publik ndërqytetas dhe qytetas, e cila pritet të miratohet javën e ardhshme. Sa i përket kontrollit të depozitave për mbarëvajtjen e sigurisë, është ngritur grupi i punës i cili ka detyrë të kryejë kontrollet në terren për të parë mbajtrjen e rezerva të hidrokarbureve. Rezervat e sigurisë janë në përputhej me legjislacionin në fuqi. Rezerva e sigurisë së hidrokarbureve menaxhohet nga agjencitë shtetërore dhe vihet në dispozion kur ka mungesë të produktit final në treg. Deri tani Shqipëria nuk është e ekspozuar ndaj këtij risku. Kemi bërë të gjitha diskutimet me grupet e interesit për këtë situatë, të cilës i jemi përgjigjur në kohën e duhur”, tha Karakaçi.