Nga miq të ngushtë në armiq? Kriset miqësia mes Mateos, Gimbos dhe Selin pas BBVA

0

Miqësia që u krijua brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” mes Selin, Mateos dhe Gimbos duket se nuk ka arritur të zgjasë edhe jashtë formatit.

Së fundmi, fansat kanë vënë re disa lëvizje në rrjetet sociale, të cilat kanë ndezur menjëherë diskutimet online. Gjithçka nisi kur Selin hoqi Mateon nga lista e ndjekësve në Instagram. Pak më vonë, të njëjtin veprim e bëri edhe Gimbo, ndërsa as reagimi i Mateos nuk mungoi.

Kjo situatë riktheu menjëherë në vëmendje një deklaratë të bërë nga Mateo gjatë “Post BBVA”, ku ai u shpreh se Selin nuk e meritonte fitoren. Komenti u prit jo mirë nga fituesja, e cila u shfaq e zhgënjyer nga kjo deklaratë.

Ndërkohë, deri pak kohë më parë, Mateo kishte folur publikisht për raportin e afërt që kishte krijuar me Gimbon brenda shtëpisë, duke e konsideruar atë një nga miqësitë më të vlefshme.

Megjithatë, ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes tyre, pasi asnjëri nuk ka reaguar publikisht për të sqaruar situatën.