LUSHNJË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Fier-Lushnjë, pranë fshatit Bishqethëm, ku dy automjete janë përfshirë. Mësohet se, mjetet e tipit “Golf” dhe “Opel” janë fërkuar mes tyre dhe kanë përfunduar mbi barrierat metalike anësore.
Pavarësisht forcës së goditjes, qytetarët që udhëtonin nuk kanë pësuar lëndime serioze, duke lënë vetëm dëme materiale.
Policia rrugore mbërriti menjëherë në vendngjarje për të menaxhuar trafikun dhe për të nisur hetimet. Paraprakisht, dyshohet se shkak është bërë një manovër e gabuar gjatë parakalimit, ndërsa pritet ekspertiza zyrtare për zbardhjen e plotë të rrethanave





