Është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) Kleviol Ahmeti, në cilësinë e dëshmitarit në procesin gjyqësor ndaj Artan Tafani.
Ahmeti është thirrur për të dhënë dëshmi lidhur me çështjen që po shqyrtohet nga gjykata speciale, ndërsa seanca pritet të fokusohet në elementë të rëndësishëm të hetimit dhe aktivitetit të grupit kriminal të përfshirë në dosje.
Procesi ndaj Tafanit vijon të ndiqet me interes të lartë për shkak të deklarimeve dhe dëshmive që kanë dalë gjatë hetimeve të SPAK.
Detaje të tjera priten në vijim nga seanca në GJKKO.





