Gjeorgjia ka prezantuar një nga koleksionet më të rralla të verërave të prodhuara në vend dhe në francë
Hapja e derës së kantinës së kyccur në degata tregoi shishet e veshura nga pluhuri dhe korridore të mbuluara nga rrjeta të mirimangave. Por ajo ccka i shton dhe më shumë vlerën është fakti se i përkisnin Josef Stalinit.
Lajmi është përhapur në gjithë botën edhe prej faktit se gjithccka do të shitet në ankand. Vlera?
Gjithccka është e pallogaritshme, jo vetëm nga vjetërsia, apo kushtet perfekte të ruajtjes së tyre.
Fakti se ishin për tiu shërbyer stalinit tregon cilësinë por dhe faktorin historik pasi nuk përjashtohet mundësia që ato të jenë ruajtur dhe nga cari Aleksandër III.
Stalini, i cili lindi në Gjeorgji dhe udhëhoqi Bashkimin Sovjetik nga viti 1924 deri në vdekjen e tij në vitin 1953, ishte një pijedashës dhe koleksionist entuziast i verës.
Thesari i tij përfshin verë nga pronat më të famshme të Bordeaux-it. Sovjetikët sekuestruan koleksionin Perandorak të Romanovëve pas Revolucionit Rus të vitit 1917 dhe Stalini u bë kujdestari i tij, duke shtuar ngadalë varietetet e tij të preferuara gjeorgjiane.
Duke parë shishet e mbuluara me pluhur për të parë lëngun ngjyrë qelibar brenda, koleksionisti Victor Chen, i cili udhëtoi për në Tbilisi nga Dallas i Teksasit, u entuziazmua nga ajo që pa.
«Më duket sikur je Indiana Jones që hap një shpellë», tha ai.
Tashmë hapja e kasafortës ka shtuar dhe më shumë kuriozitetin për vlerën që do të prekë ccdo një nga shishet ku fondet do të shërbejnë edhe për hapjen e një shkolle mbi përpunimin e verës duke parë se gjeorgjia ka një kulturë rreth 8 mijë vjeccare të përpunimit.





