Kombëtarja e Turqisë u përcoll me një ceremoni madhështore drejt Kupës së Botës. Mijëra tifozë shprehën mbështetjen e tyre për ekipin që synon të rikthejë lavdinë në skenën më të madhe të futbollit botëror.
Kombëtarja e Turqisë u përcoll drejt Kupës së Botës 2026 me një spektakël të jashtëzakonshëm.
Mijëra tifozë dolën për të përshëndetur heronjtë e tyre para nisjes drejt ëndrrës botërore.
Kolona e autobusit të ekipit kombëtar u shoqërua nga dhjetëra automjete përgjatë rrugës për në aeroport, duke krijuar një pamje mbresëlënëse.
Tifozët kishin mbushur urat dhe rrugët kryesore, duke brohoritur emrat e futbollistëve dhe duke u dhënë kurajë për sfidën më të madhe të karrierës së tyre.
Tifozët këndonin himnin kombëtar, ndërsa shumë prej tyre filmonin momentin me telefonat e tyre.
Nuk ishte thjesht një përcjellje e skuadrës, por një premtim i një kombi të tërë se do të qëndrojë pas kombëtares së tij, pavarësisht rezultatit. Pas 24 vitesh mungesë në skenën më të madhe të futbollit botëror, Turqia rikthehet me një brez të ri talentesh dhe me shpresat e miliona qytetarëve mbi supe.
Në qendër të vëmendjes janë emra si Arda Gyler dhe Kenan Yıldız, futbollistë që konsiderohen simboli i së ardhmes së futbollit turk. Brezi i ri ka ndezur optimizmin e tifozëve, të cilët besojnë se kjo skuadër mund të shkruajë histori të reja dhe të kujtojë suksesin legjendar të vitit 2002.
Tani rruga e Turqisë vazhdon në Kupën e Botës, ku skuadra e drejtuar nga Vincenzo Montella do të kërkojë të surprizojë botën dhe të shkruajë një kapitull të ri në historinë e futbollit turk.





