Aksident në aksin Elbasan-Peqin. Shmang kamionin dhe përplaset me bordurën, gruaja bllokohet në makinë

0

Nje aksident automobilostik është regjistruar pasdite në aksin Elbasan- Peqin në fshatin Papër.

Një mjet, i cili drejtohej nga një grua, në tentativë për ti shpëtuar përplasjes me një kamion me targa kosovare, është përplasur me anësoret e rrugës duke pësuar dëmtime të rénda, në pjesën e përparme.

Mjeti ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Elbasanit, por nga goditja ka ndryshuar korsi.

Fatmirësisht nuk raportohen víktima, por gruaja u bllokua në mjet dhe u deshën të vinin zjarrfiksit dhe policia që të dilte që andej.
Ajo u dërgua në spital me plagë të shumta në trup.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu