Basha nga Elbasani: Do t’i fitojmë zgjedhjet! Vëmendja e PD tek ekonomia

0

Basha tha se vëmendja e Partisë Demokratike do të jetë tek ekonomia, duke garantuar një jetë normale për të gjithë shqiptarët.

Duket se kreu i PD, Lulzim Basha ka nisur fushtën, pavarësisht se mazhoranca i bëri të qartë që zgjedhjet do të jenë në 2021. Nga Elbasani, ku u takua me biznese dhe qytetarë, Basha tha se do të fitojnë zgjedhjet.

Basha tha se vëmendja e Partisë Demokratike do të jetë tek ekonomia, duke garantuar një jetë normale për të gjithë shqiptarët.

“Në Elbasan si kudo në Shqipëri, RAMAVIRUSI po e shkatërron ekonominë, ka varfëruar qytetarët dhe po falimenton biznesin e vogël. Sipërmarrësit e vegjël në Elbasan vuajnë mungesën e ndihmës, si gjatë dhe pas pandemisë. Faturat e larta të energjisë dhe të ujit, tatimet dhe taksat lokale po i detyrojnë bizneset e vogla të ulin qepenat dhe të shtojnë radhët e të papunëve.

Vëmendja jonë është dhe do të mbetet tek ekonomia. Sepse për ne është jetike garantimi i një jete normale për të gjithë shqiptarët. Ne do t’i fitojmë zgjedhjet me shqiptarët e për shqiptarët në mënyrë që me planin tonë të ndërtuar bashkë me shqiptarët t’i japim zgjidhje krizës së rëndë ekonomike të krijojmë mundësi për punë e mirëqënie e t’ua kthejmë Shqipërinë, shqiptarëve”, tha Basha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu