Deputeti kërkon kthimin e dënimit me vdekje: Ped.filët të varen në mes të qytetit! Ruçi: Nuk e zgjidh kjo

0

Një thirrje e fortë vjen nga Kuvendi, ku deputeti Halit Valteri bën kërkesë që të rikthehet dënimi me vdekje. Duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë në Babrru, ku një 15-vjeçare u abuzua seksualisht nga një 65-vjeçar, deputeti opozitar theksoi se persona të tillë duhen varur në mes të qytetit.

“Kush prek fëmijët të varen. Të kthehet dënimi me vdekje! Po ju bëj thirrje, le të marrim një nismë për këtë gjë. Këta pedofilë duhet të ndëshkohen, le të varen në mes qytetit”, tha ai.

Ndërkohë, kryepalramentari Gramoz Ruçi tha se: “Kjo nuk është një zgjidhje. Nuk e zgjidh kjo, në dijeninë time, sot në seancë do të ketë reagim nga ana e ministres së Arsimit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu