Detaje të reja/ Breshëri kallashnikovi në drejtim të kompleksit në autostradë, zbulohet emri i pronarit

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në mesnatë në Kashar, ku persona të paidentifikuar kanë gjuajtur me kallashnikov drejt një kompleksi, në afërsi të autostradës Tiranë Durrës.

Mësohet se kompleksi, që përfshin bar, restorant, por edhe pishinë e hotel, është në pronësi të shtetasit Enver Çaushi, dhe pësoi dëme të shumta materiale, por nuk raportohet për të lënduar. Kompleksi gjendet në rrugën dytësore përballë autostradës, ndërkohë që vetë Çaushi nuk rezulton që të jetë një person me të shkuar kriminale, dhe emri i tij nuk është i skeduar nga ana e policisë.

Polcia ka dhënë njoftimin zyrtar për ngjarjen, ndërkohë që hetimet vijojnë për të zbuluar shkaqet e autorëve, dhe për të bërë të mundur kapjen e tyre.

”Më datë 15.06.2020, rreth orës 00:35, në Yrshek, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një kompleksi në pronësi të shtetasit E.Ç., 49 vjeç, ku ka vetëm deme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu