Detaje të reja nga trupi i pajetë që u gjet në Durrës, dyshohet se víktima u hodh për të kapur tragetin, por…

0

 

Një trup i pajetë është gjetur pranë terminalit të kontenierëve në Durrës. Burime bëjnë me dije se kufoma është e s*ksit mashkull dhe është ende i paidentifikuar.

Pòlicia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personit që është gjetur i pajetë, si dhe për të zbardhur ngjarjen. Paraprakisht dyshohet se personi është mbytur në det, dhe i përket një emigranti të ardhur nga Siria.

Dyshohet se trupi i pajetë lidhet me një ngjarje të fundjavës së kaluar kur 4 shtetas të huaj, marokenë dhe sirianë, u hodhën në det, në tentativë për të lundruar drejt një trageti.

Tre prej tyre u sprapsën nga forcat e kufirit, ndërsa i katërti nuk u gjet dhe dyshohet të jetë personi që u gjet sot pranë kalatës nr.5 të portit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu