E pabesueshme në Itali/ Shqiptari grabit të shoqen me thikë në fyt

0

Një shqiptar 33-vjeçar, rezident në provincën e Milanos, është arrestuar mbrëmë nga policia për rrëmbimin e gruas së tij.

Gruaja, në proces ndarjeje nga i shoqi, prej disa ditësh ishte transferuar bashkë me dy fëmijët e vegjël në Genova, me synimin për të nisur një jetë të re atje.

Mbrëmë burri, që edhe më parë e kishte sulmuar dhe kërcënuar gruan, shkoi dhe e kapi në befasi teksa ajo dilte nga një lokal. E frikësuar, gruaja vrapo drejt makinës për t’u larguar, por ai e kapi për flokësh dhe i vuri thikën në fyt.

Gruaja gjeti forca të nxirrte celularin e të telefononte numrin 112, duke bërë që burri të ikte me vrap, por duke i marrë më parë portofolin dhe çelësat e makinës.

Policët e mbërritur me shpejtësi në vendngjarje morën në mbrojtje gruan dhe ndaluan burrin, i cili po largohej me makinën e saj.

Në makinë iu gjetën dy thika dhe portofoli i sapovjedhur. Tani ai gjendet në burgun e Marassit, në pritje të akuzave të rënda.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu