Ekzekutohet me çifte i riu grek. Lidhja me shqiptarin e tmerrshëm

0

Një 29 vjeçar grek u qëllua për vdekje nga njerëz të armatosur mbrëmjen e së enjtes para shtëpisë së tij në Ormidia, provinca Larnaca.

Në vitin 2016, ai ishte dëshmitar okular i vrasjes së katërfishtë ku edhe mbeti i plagosur.

Pavarësisht ndihmës së parë mjekësore, nuk u bë dot asgjë për të shpëtuar babain e dy fëmijëve, i quajtur Panajotis Kallitsionis.

Sipas informacioneve të deritanishme, 29-vjeçari thuhet se është qëlluar nga një armë gjahu, ndërsa dëmtimet fatale janë në anën e djathtë të trupit të tij.

Autori i krimit duket se është arratisur nga vendi i ngjarjes me një motor.

I njohur edhe me emrin Valentin, ai ishte një person i njohur për autoritetet dhe duket se krimi vdekjeprurës ka të bëjë me larje hesapesh nga “bota e nëndheshme” e krimit.

Data e zgjedhur nga autorët për të kryer veprën penale kundër 29-vjeçarit, si dhe prania e tij në vrasjen e katërfishtë, shkakton në mënyrë të pashmangshme lidhjen me rastet e tjera të viteve të fundit të kryera gjatë së njëjtës periudhë.

Drejtori i Policisë lokale u pyet nëse prisnin ndonjë atentat ndaj personit në fjalë, i cili mbeti i plagosur gjatë vrasjes së katërfishtë të bërë më 23 qershor 2016, në Ayia Napa.

Ai kishte probleme edhe për çështje në lidhje me drogën, për të cilën ishte dënuar me burg.

23 qershor 2016

Larjet e hesapeve veçanërisht për çështje droge datojnë që nga viti 2012, por më 23 qershor 2016 opinioni publik qipriot u trondit nga vrasjet në një lokal ku kishte të pranishëm edhe fëmijë.

Objektiv ishte biznesmeni Fanos Kalopsidiotis, në shënjestër të atentateve edhe në të shkuarën, saktësisht katër vite më herët.

Më 23 qershor 2012, u kryen pesë vrasje në Ayia Napa, kur ekzekutorët kishin vendosur një bombë në automjetin e biznesmenit dhe kishin vrarë pesë rojet e tij në bord, por për fat të mirë ai nuk ishte në makinë në atë kohë, duke jetuar edhe 4 vite të tjera.

Por, në vitin 2016, biznesmeni, u qëllua për vdekje në një lokal ku po drekonte në një tavernë me çiftin Hatziefthymiou dhe fëmijët e tyre.

Dy ekzekutuesit qëlluan në distancë të afërt dhe arritën të vrisnin biznesmenin, një oficer policie dhe gruan e tij, Skevi Hatziefethymiou.

Gjithashtu, një nga dy ekzekutorët, Yani Vogli, u qëllua për vdekje gjatë të shtënave. I dyti, Alex Burelli, mbetet që prej atëherë në listën e më të kërkuarve nga policia qipriotë dhe Interpoli, shkruan “Kathimerini”.

Gjashtë persona u dënuan me burg për çështjen e vrasjes së katërfishtë. Midis të dënuarve me burgim të përjetshëm është edhe 32 vjeçari grek, Charalambos Andreou i cili u shpall fajtor për 20 akuza, përfshirë edhe vrasjen e shqiptarit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu