Fitorja e Teutës gëzon edhe shqiptarin në Londër, fiton 14 mijë euro skedinë

0

 

Teuta e Durrësit ka arritur një kualifikim spektakolar ditën e sotme përballë Beitar Jeruzalemit në turin e parë të Europa League.

Skuadra e drejtuar nga Edi Martini, mposhti izraelitët me rezultatin e pastër 2-0, në sfidën e zhvilluar në “Niko Dovana”, të vlefshme për raundin e parë eliminator të Ligës së Europës, duke avancuar më tej.

Triumfi madhështor i Teutës ka gëzuar pa masë edhe një shqiptar që jeton në Londër.

Ai ka vendosur skedinë gjatë ndeshjes kur rezultati ishte 1-0 për ekipin shqiptar. Basti i tij ishte që Teuta e shënonte edhe golin e dytë dhe koefiçenti i shkonte 7.00.

Shqiptari i vendosi 2 mijë euro skedinës së tij dhe në fund ia pa hajrin. Teuta shënon golin e dytë në minutën e 87′ të ndeshjes dhe ai bëhet fitues i plot 14 mijë eurove.

Gëzimin e tij ai vendosi që ta ndajë me redaksinë e JOQ Albania:

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu