Flet babai i 12-vjeçarit shqiptar të dhunuar në Greqi. Ja çfarë i bënin në shkollë

0

Një 12-vjeçar shqiptar u filmua ndërsa u dhunua keq nga babai i një shokut të tij të klasës.

Aludimet e para ishin për një sulm racist pasi vetë fëmija dëshmoi se ata e mallkonin sepse ishte shqiptar.

Ngjarja e rëndë u transmetua nga mediat greke ndërsa ka ndodhur në Athinë. Akti i rëndë ndodhi shumë afër lagjes ‘Burnazi’ e njohur si qendra e ekstremistëve të Agimit të Artë.

Mësohet se fëmija bullizohej vazhdimisht në shkollë nga moshatari i tij të cilin e kishte shok klase.

Në media ka folur babai i 12-vjeçarit shqiptar, Aristotel Dhëmbi, me origjinë nga Kolonja i cili ka luajtur volejboll me skuadrën “Partizani” para se të emigronte në Greqi, ka theksuar se nuk kanë pasur probleme gjithë këto vite në lagjen Peristeri, edhe pse shumë afër kanë lagjen “Burnazi” e njohur si qendra e ekstremistëve të Agimit të Artë.

Ai ka rrëfyer se djali i tij ishte bullizuar për 6 vite me radh që kurse ishte në klasën e parë. Shkak është bërë origjina shqiptare. Ata kanë parashtruar shpesh ankesa në Drejtorinë e Shkollës por asnjëra prej tyre nuk është konsideruar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu