Goditet nga rrufeja teksa po stërvitej, portieri përfundon në spital në gjendje të rëndë për jetën

0

Portieri Ivan Zaborovskiy po lufton për jetën teksa gjendet në kujdes intensive në spital pasi u godit nga një vetëtimë gjatë stërvitjes.

Sportisti i ri u dërgua menjëherë në spital pas incidentit të pazakontë në Rusi. Klubi i tij Znamya Truda shkruajti në Twitter: “Sipas informacioneve tona një incident i rëndë ka ndodhur gjatë stërvitjes së sotme. Vetëtima ka goditur portierin e ri Ivan Zaborovskiy dhe tani ai është shtruar në spital”.

Klubi me bazë në Moskë është më i vjetri në Rusi, i themeluar në vitin 1909. Ende nuk dihet gjendja e portierit të ri.

Adoleshenti thuhet se luan me ekipin e të rinjve, ndërsa ekipi i parë zhvillon ndeshje miqësore në Rusi. Ky sezon është anuluar për shkak të Coronavirus.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu