Kapshticë/ Pala greke jep urdhërin e prerë: Nuk lejohet asnjë mjet me targa shqiptare të kalojë në Doganë

0

Në Pikën Kufitare të Kapshticës pala greke nuk lejon asnjë automjet me targa shqiptare që të kalojë kufirin.

Burime bëjnë me dije se një urdhër i prerë por pa një arsyetim nga policia greke ka kthyer mbrapsht dhjetra automjete me të cilat shqiptarët ishin nisur drejt vendit fqinj.

Mësohet se një vendim i tillë do të qëndrojë në fuqi të paktën deri të hënën e ardhshme. Ndërkohë automjetet e kthyera janë kryesisht në pronësi të shtetasve që kanë dokumentacion grek dhe që janë rezident në Greqi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu