Ky është Bujar Çela, vëllai i Talo Çelës, i ekzekutuar sot ndërsa pinte kafe në një lokal në afersi te Bradasheshit

0

Ky është Bujar Çela, vëllai i Talo Çelës, i ekzekutuar sot ndërsa pinte kafe në një lokal në afersi te Bradasheshit.

Tre persona të veshur si policë kanë ekzekutuar me armë zjarri Bujar Çelën, teksa po konsumonte kafenë e mëngjesit në një lokal në fshatin Bradashesh. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:45, ku 50-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ndërkohë, pak minuta pas ngjarjes është gjetur një makinë e djegur në fshatin Murras.
Automjeti i djegur është i tipit ‘Renault’ me targa AA 876 D dhe dyshohet se i përket autorëve, një skemë kjo e përdorur edhe në ekzekutimet e tjera, për të humbur gjurmët.
Mësohet se zona është e monitoruar me kamera, për shkak se aty pranë janë tre karburante, të cilat mund të ndihmojnë në zbardhjen e të gjithë dinamikës së ngjarjes ose detaje që mund të çonin në identifikimin e autorëve.

Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit të Elbasanit. Në ndihmë të shërbimeve policisë së Elbasanit kanë ardhur dhe FNSH dhe RENEA, teksa vijon krehja e zonës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu