Makina kthehet përmbys të 5 Maji, ka të lènduar, dyshohet për fëmijë

0

Pèrplasen dy automjete tek rruga 5 maji, në kryqëzimin pranë tregut të Medresesë.

Siç shihet dhe në foton e mëposhtme njëra nga automjetet është kthyer përmbys, brenda automjetit ka pasur pasagjerë, dyshohet se ka të lënduar. Po ashtu ja dyshime se brenda makinës ka pasur dhe fëmijë.

Sipas njoftimit të policisë, fëmijët janë 5 dhe 10 vjeç: Më 01.06.2020, reth orës 14:10, tek kryqëzimi i rrugës “5 Maj”, është përplasur mjeti me drejtues shtetasin E.T., me mjetin me drejtues shtetasin G.D.

Si pasojë e përplasjes është demtuar drejtuesi i mjetit shtetasi G.D , dhe dy fëmijët e tij të mitur 10 dhe 5 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën .
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu