Makina përplas 7-vjeçarin me biçikletë, niset me urgjencë drejt spitalit

0

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Kamëz. Një femijë 7-vjeçar është përplasur nga një makinë, ndërkohë që ai ishte duke lëvizur me biçikletë.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “OSBE”.

Burime nga policia bëjnë me dije se “mjeti me drejtues shtetasin me inicialet L.L.,ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale D.K.,7 vjeç.

Në momentin e aksidentit fëmija ishte duke qarkulluar me biçikletë ndërsa fatmirësisht është jashtë çdo rreziku për jetën.

Tirane, informacion paraprak:

Më datë 20.06.2020, rreth orës ‪12:30, në rrugën “OSBE”, në Kamëz, mjeti me drejtues L.L.,ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale D.K.,7 vjeç, i cili ishte duke qarkulluar me biçikletë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen ne vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu