Mbytet një grua në rezervuar

0

Një grua është gjetur e mbytur mëngjesin e sotëm në Surrel, në një rezervuar.

Trupi i saj i pajetë është gjetur rreth orës 09:00, ku nga raportimet paraprake mësohet se nuk konstatohen shenja dhune. Gruaja është e moshës 47-vjeç. Ajo ka qenë me nënën e saj, e cila është shoqëruar në polici.

Gruaja vuante nga depresioni, që mendohet se është bërë shkak për këtë ngjarje të rëndë.

“Më datë 17.09.2020, rreth orës 09:00, në Surrel, në një rezervuar, është gjetur e mbytur një shtetase e seksit femër, ende e paidentifikuar. Nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifkimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu