Mësohen emrat e lojtarit dhe gjyqtarit që u konfliktuan dje në Gramsh

0

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar ditën e sotme në Gramsh. Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se futbollisti Valter Përndrecaj 29 vjeç, banues në Velipojë, ka goditur dhe fyer gjyqtarin e ndeshjes shtetasin Besmir Lecaj, 32 vjeç, banues në Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur në stadiumin e qytetit të Gramshit në pjesën e dytë gjatë zhvillimit të ndeshjes ndërmjet ekipeve Gramshi -Ada, burime për Faxweb.al bëjnë me dijese futbollisti i skuadrës “Ades”, shtetasi Përndrecaj, ka goditur dhe fyer gjyqtarin e ndeshjes Lecaj.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur pasi lojtari nuk ka qënë dakord për ekzekutimin të një penalltie. Lojtari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Gramsh, për veprimet e mëtejshme proceduriale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu