Mjeti bujqësor përplaset me BMW dhe përmbyset në autostradë, 2 të plagosur (FOTO)

0

Një aksident është regjistruar gjatë natës në autostradën Levan-Tepelenë. 2 mjete, një makinë bujqësore dhe një automjet tip BMË janë përplasur me njëra-tjetrën duke lënë të lënduar 2 persona të cilët fatmirësisht janë jashtë rreziku për jetën dhe kanë shkuar drejt Spitalit Rajonal Fier për kontroll.

Si pasojë e përplasjes mjeti bujqësor ka përfunduar i përmbysur anës rrugës ndërsa makina tip “BMW”, është dëmtuar në njërën anë, siç mund të shihni edhe në fotot e siguruara për “BalkanWeb” nga gazetari Ervis Kuçi.

Në vendngjarje ka shkuar ambulanca dhe policia, ndërsa po kryhen procedurat e rastit për shkaqet e përplasjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu