Momenti emocionues, Neymar qan si fëmijë pas humbjes në finale ndaj Bayernit

0

 

Bayerni mundi 1-0 PSG-në në finalen e Champions League mbrëmjen e djeshme në një ndeshje spektakolare, e cilapër fatin e keq u luajt pa tifozë në Lisbonë të Portugalisë për shkak të pandemisë COVID-19.

Fitorja e gjermanëve gëzoi pa masë bavarezër, por trishtoi shumë parisienët. Një prej lojtarëve që e përjetoi më shumë disfatën ishte edhe braziliani Neymar.

Futbollisti më i shtrenjtë i historisë së futbollit, nuk mundi dot të ndihmonte ekipin e tij të fitonte trofeun dhe pas ndeshjes ka shpërthyer në lot.

Gjyqtari Orsato, vërshëlleu fundin e finales, ndërsa në momentin që po përshëndetej me futbollistin Alaba, Neymar, nuk i ka mbajtur dot lotët. Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit:

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu