Nuk kanë marrë pagën e luftës, ngrihen në protestë punonjëset e fasonerisë

0

40 punonjëse të një fasonerie në Berat janë ngritur sërish në protestë pasi nuk kanë marrë “pagën e luftës” megjithëse nuk kanë punuar gjatë kohës së pandemisë së COVID-19.

Punonjëset e tjera të së njëtës fasoneri kanë marrë pagën e luftës, ndërkohë që përjashtim është bërë vetëm për 40 prej tyre, të cilave u thuhet se kompania e tyre ka aplikuar dy ditë me vonesë.

“Më ka dalë emri në sistem dhe nuk e kam marrë akoma. Jemi ngritur në protestë pasi nuk është e drejtë të mos marrim pagën e luftës”- thanë punonjëset.

Policia i ka shpërndare me dhunë punonjëset e fasonerisë, duke insistuar se protesta e tyre është e paligjshme, ndërkohë që punonjëset kanë vijuar protestën e tyre pasi ju duket e padrejtë që të mos e marrin. Të gjitha punonjëset janë rikthyer në punë, megjithëse ende nuk e kanë marrë pagën e luftës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu