Nuk mjaftoi tragjedia… Nuk tregoi për vdekjen e motrës, Blerta Josifi rrezikon burgun, të hënën pritet të merret në pyetje nga hetuesit

0

 

Aktualisht Blerta ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore në spitalin psikiatrik në Tiranë ku po mbahet nën monitorimin e mjekëve.

Vetëflijimi për ringjallje, nënë e bijë përcillen në banesën e fundit në Përmet

Blerta Josifi 34-vjeçarja e vetmja e mbetur në jetë nga tragjedia e familjes Josifi merret në hetim nga policia me akuzën e “moskallëzimit të krimit”.

Mos deklarimi i vdekjes së motrës së saj Anisa Josifi të cilin me mamanë e saj Zhaneta ajo e mbajti për më shumë se një vit të fshehur e ngarkon atë me përgjegjësi penale.

Aktualisht Blerta ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore në spitalin psikiatrik në Tiranë ku po mbahet nën monitorimin e mjekëve.

Me qetësimin e situatës psikologjike të 34-vjeçares hetuesit të hënën pritet ta marrin në pyetje për të hedhur dritë mbi kontaktet që ajo me të motrën dhe mamanë kanë mbajtur para se të zbulohej krimi me dy viktima.

Vetë Blerta u gjet në kushte të rënda shëndetësore mbrëmjen e 2 korrikut në banesën ku edhe e ëma e saj Zhaneta dhe motra Anisa ishin të pajeta. Ndërkohë policia e Tiranës ka nisur edhe një verifikim në disa prej institucioneve fetare ku dyshohet se prestarët e familjes Josifi kishin qenë anëtare apo kishin kontakte, pasi kishin lënë Përmetin dhe ishin vendosur me banim në tiranë.

Materialet hetimore për këtë ngjarje i janë kaluar prokurorisë së Tiranës sipas neneve vetëflijim dhe moskallëzim krimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu