“O pjeshkë pse s’e hap telefonin, po vij të të fus…”, përgjimet; klienti i kërkon shoqe për 4 djem, ajo ia kthen ‘i mbaj unë të gjithë’

0

Zbardhet e plotë dosja hetimore e operacionit ku u vunë në pranga 2 pronarë hotelesh si edhe 5 shtetase që ushtronin prostitucion. Prova të pa kundërshtueshme për hetimin kanë qenë bisedat që vajzat kanë pasur me klientët kur bien dakord për pazarin.

“Sa lek e ke?”. Vajza e pyet për moshën dhe për sa kohë e do. I përgjigjet “50 dhe hotelin e paguan ti”. Në një rast tjetër vajza përgjigjet. “40 euro nëse e bëjmë në makinë, gjysmë ore 2 herë”.

Një rast tjetër i kapur në përgjime një nga vajzat ankohet për klientët. “Mirë bereqaves të ankohem me vret zoti më ka ecur, por njëri më dha 20 mijë lekë dhe sa hoqi pantallonat u prish. Kot fare!”.

Tjetra ia kthen: “Mos u mërzit një herë mirë, një herë keq”.

Një rast tjetër një nga vajzat ankohet se nuk ka klientë.

“Dobët është se kanë ikur refugjatë po hajde bereqaves mua më zgjedhin se jam e pastër. Edhe ata i laj nga mesi e poshtë se e ruaj pastërtinë vetë. Rroba ka plot. Jo si ajo lushnjarja, zhulse. Ka ikur punon në Durrës tani”.

“Si shkoi sot?”.

“Dobët 2 veta kam kapur sot deri në 20:40”. “Edhe unë 1 por të pakompletuar”.

Më 3 janar të këtij viti një prej klientëve vë bast me njërën nga vajzat nëse ai arrinte të bënte 5 herë seks në 1 natë do i jepte 500 euro në të kundërt do e paguante 50 euro.
Në një rast tjetër një klient i çon sms një prej vajzave të përfshira në këtë skemë prostitucioni.

“Na gjej na një shoqe se jam me 4 shokë”.

Ajo ia kthen “S’ka gjë se i mbaj unë të gjithë tek e tek”.

Në 30 janar një prej vajzave i shkruan një klient: “Doktori jam, shoku i X, kur do ta lemë për t’u takuar me atë shoqen? Jo këtë të herës së fundit atë tjetrën. Më thuaj se do ta mbyll telefonin për vitin e ri dhe nga data 7 do ta hap”.

Komunikimet mes vajzave që ushtronin prostitucion dhe klientëve shpesh herë ishin edhe të koduar si për shembull: “Ku je, jam ai djali që u takuam 1 javë më parë, hëngrëm pilaf bashkë” ose “ku je të vij të pimë atë kafen”

Nuk mungojnë as sms romantike. “Jam e lumtur të kaloj një natë më ty, unë të fal zemrën, ti më fal dashni”.

Mes komunikimeve është kapur edhe një rivalitet mes 5 të arrestuarave si për shembull:

“Shyqyr që iku ajo të kap ndonjë unë se s’paska fare. Kam kap nja dy me 25, inshallah kap edhe dy sot.”

Policia ka kapur komunikime ku klientët edhe kërcënonin si për shembull:

“Hajde o majmune se kur të të shoh nesër do të të shkly”

“Pse s’më flet, ku të të gjej të të…. Ose “na merr dhe ndonjë shoqe”

“Ku je se dua të të…”

“O pjeshkë pse se hap telefonin? Po vij nga Fieri të të takoj tek Bishti i Zhurit, do të fus…”/BW

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu