Personazhi i vitit në fushën e medias

0

Besim Dybeli

Besim Dybeli lindi më 20 Maj 1956. Ai u diplomuar në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, dega gjuhë-letërsi. Më tej ka zhvilluar kurs një vjeçar për “Gazetari” si dhe kurse dhe seminare të vazhdueshme të gazetarisë.

  • Prej 15 vjetësh Nënkryetar i Unionit të Gazetarëve Shqiptar dhe kryetar i degës për qarkun e Elbasanit
  • 10 vjet gazetar në “Koha Jonë” dhe RTV-“Koha”
  • Fitues i çmimit kombëtar për zhanerin “reportazh&histori” në këtë kompani mediatike me torinë e Dushkurt të Lleshanit, “Dushku, që lindi nga barku i një foshnjeje”
  • 6 vjet gazetar në Top-Media, gazeta “Shqip”
  • 4 vjet gazetar në tv-Alsat

Më herët dhe njëkohësisht në mediat lokale:

  • 3 vjet kryeredaktor në ish-tv-Dardan
  • 2 vjet kryeredaktor ne tv-Egnatia
  • 1 vit kryeredaktor në tv-Skampa
  • Për 1,5 vjet drejtues i emisionit  “Fol Shqip”

Aktualisht, prej 6 vjetësh, përgjegjës i Zyrës së Informacionit dhe Redaksisë së Botimeve, bashkia Elbasan.

  • Botuar libri “Erdha vonë tek ty” në zhanerin “reportazh &histori”
  • Së afërmi për botim libri i dytë
  • Gjatë kësaj karriere, ka botuar mbi 8 mijë artikuj kronikalë, kritikë e problemor, si dhe mbi 400 reportazhe të karakterit përshkrues, historik e problemor

 

Belinda Rucaj

Znj. Belinda Ruçaj ka përfunduar studimet e larta “Bachelor” në Shkenca Komunikimi pranë Departamentit të Shkencave të Komunikimit në Albanian University në degën “Gazetari” në vitin 2012.

Prej  vitit 2009, vit në të cilin nisi studimet e larta, fillojë të punojë në profesion si folëse në edicionet e lajmeve pranë UTV NEWS.

Në vitin 2012, në qytetin e Sarandës, znj. Ruçaj punoi si kryeredaktore dhe njëkohësisht gazetare  televizionit lokal Saranda Tv.

Në vitin 2013 kthehet në qytetin e lindjes, Elbasan ku u angazhua si gazetare në televizionin ORA NEËS. Në këtë televizion punoi për 6 vite dhe raportonte çdo ditë për problematikat sociale dhe ngjarjet për të gjithë qarkun e Elbasanit.

CNN solli në Shqipëri filialin e tij, që mban sot emrin A2 CNN. Prej majit të viti 2019 nj. Ruçaj iu bashkua ekipit të CNN ku vijon punën e përditshme me pasion e përkushtim.

Znj. Belinda Ruçaj ka përfunduar në korrik 2019 Masterin shkencor në”Komunikim në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Histori dhe Filologjisë në degën “Gazetari”.

Ajo zotëron 3 gjuhe të huaja, gjermanisht, italisht, anglisht.

Gjatë karrierës së saj ka kryer disa kualifikime dhe është çertifikuar për profesionalizmin nga institucionet vendase e të huaja.

 

[totalpoll id=”285385″ screen=”results”]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu