Policia i hoqi patentën, taksisti në gjendje të rënduar psikologjike tenton të vetëdigjet para Kryeministrisë

0

Një 39-vjeçar tentoi që të vetëdigjet pasditen e sotme përpara godinës së Kryeministrisë. Uljan Kolgjegja kishte një shishe me benzinë në dorë dhe rreth orës 16:00 tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit” sipas policisë dyshohet se kishte për qëllim të vetëdigjej.

Patrulla e Policisë pas konstatimit ka ndërhyrë duke e shpëtuar. 39-vjeçari është taksist dhe prej pak ditësh policia i kishte hequr patentën, pasi e kishte kapur në shkelje.

Gjendja e krijuar dyshohet se ka rënduar gjendjen psikologjike të Kolgjegjës duke e shtyrë drejt aktit të rëndë të vetëflijimit, por që ndërhyrja në kohë e policisë e parandaloi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu