Radhë kilometrike në Morinë, 30 mijë qytetarë nga Kosova dynden drejt bregdetit shqiptar

0

 

Rradha kilometrike e automjeteve në pikën kufitare të Morinës ka nisur që në orët e para të mëngjesit të djeshëm ndërsa mësojet se qindra automjete vijojnë të jenë në radhë.

Bëhet e ditur se thuajse të gjithë janë qytetarë nga Kosova që po shkojnë drejt bregdetit shqiptar për të shijuar këto ditë të fundit të verës.

Fluksi i madh i automjeteve është krijuar në aksin rrugor Morinë – Kukës, dhe si çdo të dielë kolona e mjeteve ka mbarritur deri në fshatin Vermicë të Prizrenit.

Mësohet se në këtë të shtunë të dielë në vendin tonë kanë hyrë 30 mijë qytetarë nga Kosova.