“S’e heq dot nga mendja, unë qaja, ajo bërtiste”, djali rrëfen dramën në familje

0

Në studion e Emisionit “Me Zemër të Hapur” është rikthyer historia dramatike e një nënë 46-vjeçare e cila rrëfeu dje jetën e saj plot vuajtje dhe dhunë. Pasi ishte pajisur me 9 urdhra-mbrojtje për shkak të dhunës barbare që i shoqi kishte ushtruar ndaj saj, ajo dhe fëmijët kishin ende frikë nga ai që duhet t’ju falte dashuri pa kushte.

Pjesë e emisionit sot është bërë djali i 46-vjeçares, i cili ka pohuar në studio se nëna e tij është dhunuar në mënyrë sistematike nga babai. Ai pohoi gjithashtu se babai i tij është një njeri i frikshëm dhe i dhunshëm të cilit i kanë dhënë mundësinë e rikthimit disa here, por ai sërish është përgjigjur me dhunë.

26-vjeçari ka zgjedhur të rrëfejë më gjatë gjithë historinë e familjes dhe frikën nga babai.

“Kam që në fëmijëri që 6 vjeç që mbaj mend që babai im ka ushtruar dhune ndaj meje dhe na detyronte te shkonim neper dyqane te merrnim ushqime borxh. Unë nuk pranoja dhe e kundërshtoja mirëpo nga frika unë detyrohesha të shkoja të kërkoja. Ai ka qenë një njeri i alkoolizuar. Në vitin 2010 unë u pikasa nga mësuesja kujdestare, e cila me shikonte shume te mërzitur çdo dite. Ajo tentoi te mësonte nga mua duke thirrur edhe psikologen. Te dyja e kuptuan qe unë kisha dhunë nga babai, me pas me ndihmuan dhe me pajisen me urdhër-mbrojtje. Pastaj me çuan në Elbasan ne një qendër rehabilitimi, ne 10 shkurt të 2010. Aty qëndrova rreth një vit. Erdhi mami kur mori vesh se unë jetoja në Elbasan dhe jetoi aty për të me qëndruar mua afër. Unë kisha ende kujdestarinë e babait.

Pas një viti më kthyen te babai, unë pranova sepse si fëmijë që isha mendova se ai kishte ndryshuar. Por kur u ktheva pas disa muajsh ai ushtroi përsëri dhunë. Unë u largova nga shtëpia dhe shkova përsëri në Elbasan në një fondacion. Aty u bë një deklaratë ku unë duhet të ndiqja shkollën në Elbasan, i morën firmën babait dhe unë deri në moshën 18 vjeç jetova në Elbasan. Shkollën se mbarova kurrë deri në vitin e dytë gjimnaz. Pastaj unë u ktheva në Tiranë te mami, edhe fillova pune si kamerier. Pastaj i dhamë dorën babait sepse menduam se do ndryshonte, por vazhdoi e njëjta gjë. Kam pas punuar te një lokal rreth moshës 19-vjecare, por e lash punën sepse ai dinte vendin dhe vinte me dhunonte aty. Një dite ika u largova në Elbasan kërkova ndihme por aty nuk u ndihmova me. U ktheva në Tiranë te komisariati nr-6 për te kërkuar ndihmë, mezi e mora urdhëron e mbrojtjes, atë natë ndenja rrugëve. Të nesërmen shkova të drejtoria e policisë dhe kërkova ndihmë, pastaj ata me çuan ne një organizate Arsis. Me akomoduan derisa me lidhen me një fondacion “Te ndryshëm dhe të barabartë”, me ndihmuan me pagesën e qirase. Qe nga mosha 19 vjeçe nuk pata kontakt, por kur unë isha 21 vjeç mami u bashkua perseri me babin edhe une u ktheva ne familje.

Pastaj filloi dhuna përsëri. Me vonë ai u dënua nga gjykata për dhune, ngaqe u kap nga policia ne flagrance duke dhunuar mua dhe mamin ne rruge. Me pas u mor nga policia dhe ne u pajisem me urdhër mbrojtje. Ky u dënua 3 vjet, por përfitoi dhe beri 8 muaj. Pastaj u kthye përsëri ne familje pasi na erdhi keq, sepse ky premtoi se “nuk pi me alkool”. Mirëpo ky u largua nga shtëpia sepse ushtroi dhunë përsëri dhe ne shkuam për ta denoncuar. Hera e fundit ka qene 23 maj 2020 kur mami mori nje urdher mbrojtje per 40 dite. Mbaroi ky afat dhe mami eshte pa urdher mbrojtje. Unë traumën e kam kapërcyer sado pak. Baba ka dhunuar nënën time barbarisht. Çdo skenë e dhunshme ndaj mamit me mjete të forta. Ai mamin nuk e linte as të dilte në pazar as në ballkon. Ai i thoshte pse dole, pse shkunde tapetin e shumë e shumë të tjera. Një rast nuk e shqit dot nga mendja kur unë dhe mami po kalonim në rrugë përshëndetëm një shokun e babit. Ai e dhunoi maman me dërrasë. Unë vetëm qaja, mami bërtiste me të madhe. Unë se ndihmoja dot. Nuk mbaj mend ndonjë ditë që mos të dhunoheshim, mami është masakruar nga ai. Ai pinte dhe luante bixhoz.

Gjyshja është kujdesur për mua, gjyshja nga babi. Por edhe njerëzit e babit kanë marr urdhër, nëna e babit. Sepse ky shkonte kërkonte lekë nga ata. Gjyshi na jepte nga pesë mijë lekë për të shtyrë ditën. Unë nuk kam pasur asnjë njeri kam qenë vetëm deri në 2010, kur zysha ime kujdestare e kuptoi që kisha probleme, pasi shkova me sy të nxirë. Aty tregova të vërtetën dhe ajo mes orës së mësimit thirri psikologen. Pastaj më dërguan në Elbasan në një qendër. Aty isha me 5 çuna të tjerë por ata nuk kishin problemet si unë ata ishin jetim. Unë isha i dhunuar shumë keq, mami e mori vesh më vonë që unë po rrija në Elbasan. Më rrinte mendja vetëm te mami dhe te vëllezërit. Në atë kohë mami ishte me shtëpi me qira në Tiranë. Pas një viti më mbaroi urdhri mbrojtjes, edhe më kthyen përsëri në familje te babi, aty ku unë u dhunova. Në fillim ditët e para babi më trajtonte mirë, sepse na vinte edhe policia shpesh duke marr informata për mua.

Në atë kohë i dha dorën edhe mami përsëri sepse donim t’i jepnim një mundësi tjetër. Babi pinte shumë. Ai kthehej dhe më gjuante, ushtronte shumë dhunë. Mami u shkëput disa muaj nga shtëpia dhe ne u dhunuam nga babi shumë keq. Ne ngelëm vetëm me babin, edhe në procedurë të divorcit. Mirëpo ai na mësonte të rrinim me atë se në të kundërt ne do të na vriste. Vetëm një herë në një takim kemi qenë me psikologen. Në atë kohë ishte vetëm mami me urdhër-mbrojtje. Mami i dha dorën disa herë, për t’i dhënë disa shanse. Data e fundit ka qenë bajram në muajin maj të këtij viti, erdhi i dehur dhe përmendte historitë e vjetra. Ushtroi dhunë. Unë deri në vitin e dytë gjimnaz kam bërë. Kam punuar, kam mbajtur familjen. Vetëm unë punoja. Unë kam frikë të përballem me babain tim, sa e shoh më mbyt ankthi dhe stres”, tha djali i 46-vjeçares.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu