Shembet dheu në minierë, humbin jetën minatori dhe inxhinieri shqiptar

0

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Kosovë, ku dy punonjës të minierës së Novoberdës kanë humbur jetën.

Vdekja e tyre ka ardhur si pasojë e një shembjeje që ka ndodhur në minierë.

Mësohet se nuk ka persona të tjerë që kanë ngecur përshkak të shembjes së masivit shkëmbor. Njoftohet se viktimat janë një minator dhe inxhinieri i minierës.

Njoftimi:

Të nderuar qytetarë,

Shprehim keqardhje të thellë për fatkeqësinë e ndodhur sot, me 2 qershor, në minierën e Artanës ku kanë humbur jetën Idriz Gerbeshi dhe Haki Arifaj. Idriz Gerbeshi ka qenë xehëtar me banim në Hajvali, ndërsa Haki Arifaj inxhinier i diplomuar i xehetarisë nga fshati Gllogovc, Komuna Lipjan.

Ngjarja ka ndodhur me shembjen e pa pritur të masës shkëmbore në minierën Artana. Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike u shpreh ngushëllime të gjithë familjarëve dhe shoqërisë së të ndjerëve.

Autoritetet e Republikës së Kosovës po angazhohen maksimalisht për t’u dalë në ndihmë të gjithë minatorëve dhe familjarëve të prekur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu