Shfrytëzuan një 17-vjeçare, arrestohen 4 të rinj

0

Pas një hetimi 8-mujor, katër shtetas ranë në pr.anga në Krujë dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim, pasi shfrytëzuan se*sualisht një 17-vjeçare, të cilën po ashtu e nxisinin të përdorte drogë dhe ushtronin veprimtari kr.iminale në fushën e kultivimit të k.anabisit.

Policia njofton se u kapën dhe u ndaluan shtetasit E. C. (Ç)., 28 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë; F. L., 25 vjeç, banues në fshatin Borizanë, Krujë, i dënuar më parë për veprën p.enale “Prodhimi dhe shitja e n.arkotikëve”, në Itali; L. S., 17 vjeç dhe A. Sh., 26 vjeç, banues në Krujë;

Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit A. B., 23 vjeç, i dënuar më parë për veprën pe.nale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe A. M., 17 vjeç, të dy banues në Krujë dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtari kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Gjithashtu, këta shtetas kanë nxitur për përdorimin e dr.ogës një 17-vjeçare dhe e kanë shfrytëzuar s*ksualisht atë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e nar.kotikëve”, “Nxitja për përdorimin e dr.ogës” dhe “Shfrytëzimi i pr.ostitucionit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu