Shkoi të ndizte pompën e ujit, gruaja vdes në vend pasi e zë korenti

0

Një 53-vjeçare në Kukës ka vdekur teksa tentonte të ndizte pompën e ujit.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kukës ku për shkak se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike një 53-vjeçare ka humbur jetën.

Shtetësja në fjalë, me inicialet Z. O, ka tentuar të ndezë pompën e ujit, por për fat të keq në këtë moment e ka zënë korenti. Familjarët kanë ndërhyrë dhe kanë tentuar ta dërgojnë në spital, por sipas policisë ajo ka mbërritur pa shenja jetë.

Ngjarja fatkeqe ka ndodhur fatkeqësisht në fshatin Kolsh dhe tani familjarët janë detyruar të hapin dyert e mortit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu