Shteti fqinj me Shqipërinë pa Koronavirus, ulen çmimet për turistët

0

Këtë fundjavë Mali i Zi njoftoi hapjen e plotë nga kufizimet e pandemisë së koronavirusit.

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj deklaroi se vendi po shkon drejt normalitetit dhe në ditët e ardhshme do hapen edhe kufijtë me shtetet fqinje, por me disa kushte të caktuara.

Ai i mëshoi faktit se Mali i Zi mbështetet tek turizmi dhe kjo gjë është jetike për ekonominë e vendit.

Gjithashtu ai bëri me dije se janë marrë masa që operatorët turistikë të mos abuzojnë me çmimet, madje këtë vit ato kanë gjasa të jenë më të ulëta se çdo vit tjetër.

Zoti Gjeloshaj tha:

Pas menaxhimit me sukses pritet që të kemi një sezon të sukseshëm turistik. Sa i përket çmimeve, pasi masat e qeverisë i kanë favorizuar bizneset përmes lehtësimeve të ndryshme fiskale, kështu që këtë vit do të jenë më të lira.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu