Si asnjëherë më parë, teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit rritje galopante në Shqipëri

0

Arsimi në Shqipëri tashmë po ndjek hapat bashkëkohore në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit si kurrë më parë.

Tani, studentët kanë mundësi të çertifikohen në trajnime që njihen në të gjithë botën nga kompania Cisco. Cisco është lider në IT ku 2.15M persona janë të punësuar globalisht, me 12,100 Akademi në 180 shtete, 10.9M studentë dhe 26,500 instruktorë.

Tani edhe në Shqipëri >> IER-Academy – Authorized – Cisco Academy (CA), Academy Support Center (ASC), Instructor Training Center (ITC).

IER-Academy është e angazhuar të luajë një rol aktiv në rindërtimin dhe transformimin e vazhdueshëm të Shqipërisë, duke ndihmuar në avancimin e shoqërisë shqiptare në një shoqëri konkurruese përmes zhvillimit profesional të individëve, avancimit të metodave dhe përmbajtjeve të mësimit, mbështetjes së biznesit, lidhjes së ekspertizës universitare me komunitetin dhe çertifikimin e aftësive me standarde të njohura ndërkombëtare.

Si ofruesi kryesor i trainimit brenda rajonit, Akademia vepron si një portal i hapur përmes të cilit populli i Shqipërisë mund të hyjë në një gamë të sistemeve të bazuara në njohuri të klasit botëror.

Këto programe mësimi, të zbatuara në të gjithë sektorët e biznesit, arsimor dhe qeveritar do t’i mundësojnë shqiptarëve për të marrë iniciativën për formimin e shoqërisë sonë në një motor të klasit botëror të zhvillimit dhe ndërmarrjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu