Tjetër shans për maturantët ngelës, dalin datat e provimeve, ja si do të ndërtohen pyetjet

0

Tjetër shans për maturantët shtetëror dhe profesional që nuk arritën të sigurojnë notë kaluese në provime.

Ministria e Arsimit ka caktuar datat e provimeve për maturatët, duke iu dhënë mundësi mbetësve të pajisen me diplomën, si kusht për t’u regjistruar në Universitete.

Provimi i gjuhës së huaj do të jepet më 24 gusht, tre ditë më vonë provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë, më pas i matematikës më 31 gusht dhe për t’u përmbyllur në datën 3 shtator me provimin me zgjedhje.

Në këto provime do t’u jepet mundësia edhe atyre që e kanë mbaruar shkollën para vitit 2019, por nuk kanë shlyer detyrimet e maturës shtetërore.

Sakaq, bëhet me dije se pytejet do të jenë të ndërtuara vetëm me alternativa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu