Vendosi eksploziv në banesën e 17-vjeçares, identifikohet dhe shpallet në kërkim i riu

0

 

Është identifikuar dhe shpallur në kërkim personi i cili dyshohet se mesnatën e kaluar vendosi tritol prtanë banesës së një 17-vjeçareje në Fushë-Krujë për të cilën Faxweb.al raportoi më herë se është abuzuar seksualisht më parë nga disa persona.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe policia e cila bën me dije se në ambientin e jashtëm të banesës së shtetases M. F., në Fushë Krujë, është gjetur një pako brenda së cilës dyshohej se kishte lëndë plasëse, e cila nuk ka shpërthyer.

Autori i dyshuar i kësaj ngjarje dhe që tashmë është i shpallur në kërkim, është shtetasi A. B., dhe po punohet për kapjen e tij

“Hodhi një pako me lëndë plasëse artizanale në ambientet e jashtme të një banese, por pa shkaktuar shpërthim, Policia në kohë rekord identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes. Më datë 12.07.2020, rreth orës 23:00, në ambientin e jashtëm të banesës së shtetases M. F., në Fushë Krujë, është gjetur një pako brenda së cilës dyshohej se kishte lëndë plasëse, e cila nuk ka shpërthyer.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat antieksploziv të RENEA-s dhe pas verifikimeve ka rezultuar se brenda pakos kishte një sasi të vogël lëndë plasëse artizanale. Si rezultat i hetimeve grupi hetimor ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, i cili është shtetasi A. B., dhe po punohet për kapjen e tij.”, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu