Vjehrri shqiptar vret me thikë nusen e djalit

0

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Zvicër, ku një shqiptar i Kosovës ka masakruar për vdekje me thikë nusen e djalit të tij.

Sipas mediave zvicerane, autori i dyshuar i krimit makabër është 56-vjeçari, Bamir T., i cili është arrestuar nga policia në vendin e krimit, ndërsa viktima është identifikuar si Adelina T., 24-vjeçe.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në një apartament në rrugën Muttenz, në qytetin Pratteln.

Babai dhe djali i tij 27-vjeçar jetonin me nusen e djalit dhe me nipin 4-vjeçar deri një vit më parë.

Më pas, familja e re ishte zhvendosur në shtëpinë e tyre që ndodhej pranë shtëpisë së 56-vjeçarit, ku dhe kanë ruajtur lidhjet e ngushta familjare.

Ende janë të paqarta motivet që e çuan shqiptarin nga Kosova t’i merrte jetën në mënyrë makabre bashkëshortes së djalit të tij.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se viktima e sulmoi vjehrrin e saj, pasi edhe ai ishte plagosur në dorë.

Ka dyshime se mosmarrëveshja midis tyre mund të ketë lindur për shkak të divorcit të planifikuar midis djalit të autorit dhe viktimës.

Djali i autorit ishte takuar më herët me një avokat divorci.

Pasi 24-vjeçarja mësoi këtë gjë, ajo thuhet se ka shkuar te vjehrra dhe vjehrri me të birin, ndërsa dyshohet se këta të fundit e kanë fajësuar për problemet e saj martesore.

E gjithë zona është tronditur nga ngjarja, pasi autori i vrasjes makabre njihej si një person i sjellshëm dhe i respektuar nga fqinjët.

Burimi: Blick|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu