Vjen direkt nga Anglia dhe vret me kallashnikov dy vëllezër

0

Dy vëllezër shqiptarë kanë mbetur të vrarë në fshatin Repë të Podujevës.

Viktimat janë një 31-vjeçar dhe vëllai i tij 41-vjeçar, i cili ndërroi jetë disa orë më vonë në spital ndërsa mësohet se shkak për ngjarjen e rëndë është bërë një çështje toke.

Autori i dyshuar i ngjarjes ka qëlluar drejt tyre me kallashnikov dhe mendohet se janë konfliktuar për tokën. Pas ngjarjes ai është arratisur teksa policia është vënë në kërkim të tij.

Dy familjet pjesë e të cilave ishin burrat jetonin pranë njëra-tjetrës dhe i ndante vetëm një rrugë.

Njëri prej vëllezërve ishte duke kositur tokën në momentin e ngjarjes së rëndë.

Mësohet se autori i cili ndodhej në Britani u kthye vetëm për të kryer krimin ndërsa në fotot nga vendi i ngjarjes duket traktori i viktimës ku pranë u gjet trupi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu